Kuriozitete
Këshilla e Ajnshtajnit për lumturinë u shit për 1.5 milionë dollarë
Një letër e shkruar nga Albert Ajnshtajni që përmban këshilla për jetë të lumtur është shitur në një ankand në Jeruzalem për 1.56 milionë dollarë.
Ajnshtajni ia kishte dhënë këtë letër një korieri në Tokio në vitin 1922 në vend të një bakshishi.
Ai sapo kishte dëgjuar se kishte fituar çmimin Nobel për fizikë dhe i kishte thënë lajmëtarit se, nëse ai ishte me fat, letra do të kishte shumë vlerë.
Fizikanti gjerman kishte fituar çmimin Nobel dhe ishte në Japoni në një turne. Kur personi që kishte marrë letrën kishte shkuar në dhomën e Ajshtajnit për t’i dorëzuar një dërgesë ai mori letrën sepse fizikanti nuk kishte para për ta shpërblyer, shkruan Albinfo.ch.
“Një jetë e qetë dhe modeste do të sjellë më shumë lumturi se ndjekja e suksesit dhe shqetësimi i vazhdueshëm që vjen me të”, shkruhej në letrën e tij.
Në një letër të dytë shkruante: “Kur ka dëshirë, ka rrugëdalje”. Kjo u shit për 240 mijë dollarë, ka njoftuar shtëpia e ankandit që bëri shitjet.
Blerësi i njërës nga letrat e Ajnshtajnit ishte evropian që deshi të mbetej anonim. Shitësi ishte nipi i personit që kishte marrë letrën.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










