Fun

Kerozinë për avionët nga rrezet e diellit

Tingëllon të jetë revolucion teknik

 Hulumtuesit e ETH Zürich kanë arritur së bashku me kolegët nga Gjermania dhe Franca për të prodhuar për herë të parë kerozinë nga rrezet e diellit.

Daniel Marxer nga ETH Zurich ka sqaruar  për «Regionaljournal Zürich Schaffhausen” se si kanë arritur deri te një zbulim i  këtillë

 “Në reaktorin tonë diellor ne mund të prodhojnë nga rrezet e koncentruara të diellit , ujit dhe CO2 , të ashtuquajturin gaz sintetik “, tha Marxer.

 Ky gaz pastaj është dërguar në një enë të veçantë në Amsterdam , ku është prodhuar lënda e lëngshme  djegëse.

Në testin e parë është krijuar vetëm një gjysmë litër kerozinë, thotë Marx .

Qëllimi ka qenë për të prodhuar karburante për fluturim të aeroplanëve .

Të ardhmen mund të prodhohen diku deri 20.000 litra në ditë  karburante nga rrezet e diellit. Për të prodhuar  karburante të mjaftueshme për fluturim të aeroplanëve  do të duhen edhe disa vite .

Sipas Daniel Marx do të duhen deri 15 vjet  për të ndërtuar një strukturë të këtillë prodhimi. E njëjta teknologji mund të përdoret gjithashtu për të prodhuar karburante  nga rrezet e diellit , ujit dhe CO2 edhe për makina