Kosova
BE kërkon nga Qeveria Haradinaj zbatimin e plotë të MSA-së
Ambasadorja Apostolova dhe shefat e misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në agjendën evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogu
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe përfaqësuesit e misionit të Bashkimit Evropian të akredituar në Prishtinë, kërkuan nga Qeveria e Ramush Haradinajt që t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit dhe Marrëveshja për Stabilizim Asoccim me BE-në, kurse përshëndetën agjendën evropiane të Kosovës.
Të pranishëm në këtë takim me përfaqësuesit e BE-së, përveç kryeministrit Ramush Haradinaj ishin edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Kryeministri Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit prezantuan dhe nënvizuan prioritetet e agjendës evropiane dhe pritshmërinë e Qeverisë, ndërsa theksuan rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën.
Ambasadorja Apostolova dhe shefat e misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në agjendën evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut. Pjesëmarrësit u shprehen të kënaqur me takimin dhe u dakorduan të vazhdojnë më këtë lloj të shkëmbimeve në baza të rregullta.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












