Bota
Kërkojnë nga BE-ja hapa konkretë për emigrantët
Gjermania, Franca dhe Britania kanë kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërmarrë “hapa konkretë” lidhur me krizën në rritje të imigrimit.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, dhe sekretarja e brendshme e Britanisë, Theresa May, në një deklaratë të përbashkët kanë kërkuar procesim më të mirë të refugjatëve që arrijnë në pjesën jugore të Evropës.
Në deklaratën e tyre, po ashtu, theksohet nevoja e krijimit të qendrave në Greqi dhe Itali, deri në fund të këtij viti, për të siguruar se emigrantët regjistrohen dhe u merren gjurmët e gishtërinjve, në mënyrë që autoritetet më shpejtë t’i identifikojnë ata që kanë nevojë për mbrojtje.
Zyrtarët kanë kërkuar takim special të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian brenda dy javësh për të diskutuar për këtë krizë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












