Shkurt.ch

Kërkojnë 30 milionë dollarë për këtë libër!

Libri vjen nga viti 1640 dhe bëhet fjalë për njërin ndër librat më të vjetër, të shtypur, të Amerikës së Veriut

Pjesëtarët e kishës së Bostonit “Boston`s Old South Church” kanë vendosur që ta hedhin për shitje në ankand një ekzemplar të rrallë të Lirit të Psalmeve nga viti 1640. Dhe ata nuk janë fare modest: shpresojnë që nga kjo shitje të fitojnë 30 milionë dollarë!

Sidoqoftë, bëhet fjalë për njërin ndër librat më të vjetër, të shtypur, të Amerikës së Veriut. Është botuar vetëm 20 vjet pasi që kishin zbarkuar në Plymouth misionarët e parë të kishës. Ndërsa vetë kisha “Boston`s Old South Church” është themeluar në vitin 1669.

Nga 1700 ekzemplarët që ishin shtypur atëbotë, kane mbetur vetëm 11 sish. Pesë i posedonte vetë kisha dhe ekzemplarët tjerë ia kishte dhuruar bibliotekave të universiteteve kryesore amerikane.

Përmbajtja e librit është një përkthim i psalmeve hebraike në gjuhen angleze.