Shqipëria
Kërkohet që gjobat e shqiptuara për të huajt të jenë më të larta
“Të mendohen mirë se kanë shpëtuar nga një tre muajsh kalvari që nuk marrin dot patentën në çfarëdo lloj rrethane, në rastin më të mirë shkon tre muaj, ka raste edhe 6 muaj."
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i propozoi Kuvendit të Shqipërisë ndryshime në kodin rrugor. Ai tha se të huajt dhe emigrantët që kryesisht vijnë në Shqipëri me automjetet e tyre, në rast se shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të mos u hiqet patenta, por tu dyfishohet gjoba.
“Të mendohen mirë se kanë shpëtuar nga një tre muajsh kalvari që nuk marrin dot patentën në çfarëdo lloj rrethane, në rastin më të mirë shkon tre muaj, ka raste edhe 6 muaj. T’u japim mundësinë që të paguajnë dyfishin e gjobës dhe dyfishi i gjobës për 50 mijë lekë të vjetra nuk është asgjë për shkeljen”, ka thënë ai.
Referuar të dhënave të shtetasve të huaj që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, shefi i këtij sektori në Policinë e Shtetit, Mit’hat Tola, tha se janë rreth 670 leje drejtimi të pezulluar në vit.
“Në 1 milion drejtues mjetesh që janë futur vitin e kaluar janë 675 leje drejtimi të pezulluara. 10 shkelje që kanë dispozita të ndryshme por mesatarisht gjoba shkon nga 50-150 mijë lekë të vjetra”, ka thënë Tola. Miratimi i ndryshimeve të kodit rrugor kërkon 84 vota, pra konsensusin e PD-LSI për të cilët deputeti Ndreu tha se është konsultuar me ta dhe ka marrë miratimin e kolegëve opozitar. Por ky propozim pritet të diskutohet në mbledhjet e ardhshme të komisionit parlamentar të sigurisë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh