E-Diaspora
Kërkohet ngritja e shtatores së Demaçit në New York
Një grup i mërgimtarëve që jetojnë në SHBA kanë marrë iniciativë, duke e themeluar edhe Këshillin iniciues për ndërtimin e shtatores së veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, në qytetin e New Yorkut. Drejtuesit e kësaj iniciative, të cilën e kanë quajtur “Adem Demaçi në shtatore”, njoftojnë se kanë mbajtur mbledhjen e parë, ku dhe publikisht kanë shpalosur projektin e tyre për vendosjen e shtatores së Demaçit në New York të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Shefki Mexhuani, iniciues i këtij projekti, ka numëruar një varg arsyesh pse duhet të realizohet ky projekt, duke thënë se kjo është edhe ide shpirtërore e përbashkët dhe, si e tillë, duhet realizuar bashkërisht.
Prezent në këtë takim ishin dhe përfaqësues të shoqatave të tjera shqiptare që veprojnë në SHBA.
Këshilli iniciues njofton po ashtu se shumë shpejt do ta bëhet dorëzimi i kërkesës pranë autoriteteve amerikane. Anëtarët e Këshillit janë: Gjek Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj dhe Veton Grajqevci.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati