CH-Ballkani

Kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Një grup eurodeputetësh nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian iu janë drejtuar me një letre të hapur qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian ku kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë.

Letra është nënshkruar nga eurodeputetë që prej vitesh kanë raportuar për Ballkanin Perëndimor si Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovi, Igor Soltes.

“Koha është pjekur për një vendim të guximshëm që vërtet hap rrugën drejt një integrimi të suksesshëm të 6 vendeve dhe 18 milionë banorëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e eurodeputetëve, përcjell albinfo.ch.

Eurodeputet thonë në letër se popujt e Ballkanit kanë nevojë për një shenjë të qartë që BE mbështet përpjekjet e tyre për ndërtimin e shtetit modern me institucione të pavarura, ekonomi të zhvilluar dhe shoqëri solidare.