Kosova
Kërkohet investimi i francezëve në Kosovë
Në Prishtinë u mbajt simpoziumi lidhur me investimet në Kosovë të organizuar nga klubi afarist France Albanie Bussiness në bashkëpunim me klubin frankofon në Kosovë.
Zëvendskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë këtij takimi mes tjerash tha se Kosova ka ecur hapave pozitivë në zhvillimin ekonomik në këto dhjetë vjet të fundit.
Ai gjithashtu shtoi se “tani ne duam që vitin 2019 ta përmbyllim me sigurimin e ulëses në OKB dhe marrëveshjen me Kosovën. Ndërtimin e një shoqërie të re dhe se për qeverinë e Kosovës krijimi i vendeve të punës është prioritet”, shkruan kk, përcjell albinfo.ch
Ndërkohë, ministri i Tregtisë, Endrit Shala, u shpreh se është i interesuar që t’i eliminojnë barrierat që ekzistojnë me Francën, në mënyrë që të funksionojë zhvillimi ekonomik mes dy vendeve.
“Ju inkurajoj që të vini të investoni në Kosovë. Do të jem avokati i juaj, pranë jush që të i aprovoj të gjitha kërkesat tuaja”, deklaroi ai.
Në lidhje me këtë temë foli edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili gjatë këtij simpoziumi u shpreh se Kosova është vendi më i ri i Evropës që e ka zhvilluar klimën më të përshtatshme për investime dhe ka një rritje të lartë të sistemit bankar të qëndrueshëm.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim