Futboll
Kërkohet heqja e kohës shtesë në Euro 2024
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, deklaroi se do të mirëpriste heqjen e kohës shtesë për 1/16 dhe çerekfinalet, pavarësisht se skuadra e tij mundi Gjermaninë në 1/8 falë 30 minutave më shumë të kësaj kohe.
Spanja takohet sonte me Francën në gjysmëfinalen e tyre të Euro 2024 dhe ai mendon se ekipi i tij do të ishte më i freskët nëse nuk do të duhej të luante për 120 minuta kundër gjermanëve.
Tri nga katër çerekfinalet shkuan në kohën shtesë, ku dy përfunduan me penallti – fitorja e Francës ndaj Portugalisë dhe Anglia mbizotëroi ndaj zviceranëve.
Gjysmëfinalja e dytë e së mërkurës është Angli-Holandë, e cila pati luksin të mposhtte Turqinë 2-1 në kohë normale.
“Në një turne si Euro, i cili është kaq i kërkuar, ndoshta koha shtesë mund të anulohet”, u tha De la Fuente gazetarëve në Mynih, duke shtuar megjithatë se koha shtesë duhet të mbetet për gjysmëfinalet dhe finalen.
”Heqja e kohës shtesë dhe kalimi direkt në penallti në dy raundet e para të eliminimit do të ndihmonte gjithashtu shfaqjen, sepse lojtarët do të ishin shumë më të freskët dhe do t’u afroheshin raundeve të mëvonshme në një gjendje më të mirë fizike”, shtoi trajneri i Spanjës.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











