Shkurt.ch
Kërkohet burg i përjetshëm për vrasjen e trefishtë
Dy meshkuj dhe një femër akuzohen për vrasje të shumëfushtë të rëndë, plaçkitje dhe veprime përgatitore për vrasje
Tre të akuzarit për vrasje të trefishtë në Grenchen të Solothurnit duhet të marrin dënim të përjetshëm, ka kërkuar prokurori në një pledoaje që ka zgjatur katër orë. Sipas tij, bëhet fjalë për njërin ndër krimet më të rënda në historinë krimalistike të Zvicrës.
Rasti, i cili ka ndodhur më 5 qershor 2009, pati tronditur Zvicrën. Dy meshkuj dhe një femër akuzohen për vrasje të shumëfushtë të rëndë, plaçkitje dhe veprime përgatitore për vrasje.
Dy meshkujt zviceranë, në mënyrë veçanërisht mizore kishin shuar një familje treanëtarëshe.Gruan 55 dhe vajzën e saj 35 vjeçare i kishin mbytur duke ua zënë frymën me qese plastike. Ndërsa kreun e familjes, një burrë 60 vjeç e kishin ekzekutuar me një të shtënë arme prapa koke, në sy të të bijës e cila ende ishte gjallë. Të dy meshkujt e kanë pranuar autorësinë e vrasjes.
Dy bashkëshortët i ka vrarë një 35 vjeçar, ish sportist kulminant, ndërsa vajzën, një 27 vjeçar. Ndërsa e akuzuara e tretë, zvicerane 51 vjeçare nuk e pranon veprën, porositje të vrasjeve.
Dy meshkujt i kishin pasur borgje gruas 51 vjeçare. Ajo, sipas akuzës, u kishte bërë presion që të plaqkitnin familjen tashmë të ndjerë, për të nxjerrë borgjet e saj.Gjykimi vazhdon të hënën.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës