Lajme
Kërkohet armëpushim real në Gaza
Me gjithë shpresën që mund të ketë sjellë me vete armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, OKB ngre kambanat e alarmit për situatën humanitare në Gaza.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres deklaroi sot se banorët që jetojnë në Rripin e Gazës po kalojnë një “katastrofë humanitare monumentale.”
“Populli i Gazës po jeton në mes të një fatkeqësie humanitare monumentale, nën sytë e botës. Ne nuk duhet të shikojmë larg”, theksoi Antonio Guterres teksa iu drejtua Këshillit të Sigurimit.
Më të vegjlit në grupin e pengjeve, Hamasi: Një foshnje 10-muajshe dhe i vëllai 4 vjeç u vranë nga bombardimet
Armëpushimi në Gaza mund të zgjatet, shefi i CIA në Katar
“Janë zhvilluar negociata intensive për zgjatjen e armëpushimit dhe ne i mirëpresim sinqerisht, por besojmë se kemi nevojë për një armëpushim real, humanitar”, shtoi ai, duke kujtuar se 80% e banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës.
“Sistemi ushqimor është shembur dhe uria po përhapet, veçanërisht në veri,” vuri në dukje ai, duke nënvizuar gjithashtu se situata sanitare në vendstrehime është kritike duke u bërë kështu në një kërcënim serioz për shëndetin publik.
Ndihma që u arrin palestinezëve në Gaza mbetet e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e 2 milionë njerëzve, veçanërisht për karburant, këmbënguli Sekretari i Përgjithshëm, duke bërë thirrje për hapjen e pikave të tjera kufitare në enklavë përveç Rafahut.
“Duhet një armëpushim real,” shefi i OKB-së:
Duke përsëritur dënimin e tij për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, Guterres bëri thirrje gjithashtu për lirimin të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm palestinez Riyadh al-Maliki i bëri thirrje botës që të sigurohet që “masakrat të mos rifillojnë” në Gaza, pasi Hamasi tha se ishte gati të zgjaste armëpushimin edhe për katër ditë të tjera.
“Izraeli duhet të jetë i bindur se asnjë fuqi në planet nuk mund t’i çrrënjos palestinezët nga Palestina,” shtoi ai.
Nga ana e tij, ambasadori i Izraelit në OKB Gilad Erdan tha se kushdo që mbështet armëpushimin në thelb po mbështet vazhdimin e sundimit të terrorit të Hamasit në Gaza.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’