Shkurt.ch
Kërkohet afrim më i madh i familjarëve me autoritetin e KESB/COPMA
Qeveria e vendit synon të verifikojë në mënyrë më të saktë nëse personat që i qëndrojnë afër Kesb-it, sikur fjala vjen gjyshërit do të lidheshin, inkuadroheshin më mirë me këtë problematikë

Te autoriteti për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rriturve (Kesb) parimisht nuk ka probleme bazike, ka qenë përfundimi në të cilin ka arritur Këshilli Federal, bazuar në një raport të publikuar sot. Por megjithatë qeveria e vendit synon të verifikojë në mënyrë më të saktë nëse personat që i qëndrojnë afër Kesb-it, sikur fjala vjen gjyshërit do të lidheshin, inkuadroheshin më mirë me këtë problematikë. Po ashtu duhet shikuar nëse nevojiten rregulla të reja më të saktësuara sa u takon njoftimeve për paraqitje të rrezikshmërisë. Më tutje Këshilli Federal konsideron se nxjerrja e Kesb-it jashtë ligjit nuk është fare pjesë e diskutimit.
Kesb është kritikuar në vazhdimësi publikisht se ka reaguar tepër shpejt dhe në mënyrë të ashpër ndaj njoftimeve për rrezikshmëri. Po ashtu ai sipas kritikëve ka marrë masa jo proporcionale me problemet.
Këshilli Federal qëndrimin e vet e mbështet në një raport lidhur me përvojat e para të grumbulluara në lidhje me të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rriturve, e cila është në veprim nga fillimi i vitit 2013. Ndërsa Këshilli Federal e ka miratuar këtë të drejtë më 29 mars 2017. Qeveria me këtë rast përmbush katër postulate të kërkuara nga parlamenti, por i qaset po ashtu edhe çështjeve tjera me rëndësi. Raporti i përmendur më lart tregon se numri i fëmijëve që janë nën masat mbrojtëse, në kohën e vlefshmërisë së ligjit të ri ka shkuar drejt uljes, nga viti 2013 kjo rënie ka qenë mesatarisht nga 1.3 për qind në vit. Megjithëse te masat mbrojtëse të të rriturve ka një rritje të vogël (prej vitit 2013 nga 1% në vit), kjo rritje është më e vogël se rritja e popullsisë në Zvicër.
Këshilli Federal më tutje ka deklaruar se mbështet qëndrimin e Komisionit për çështje juridike në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit që në të ardhmen marrja përsipër e kujdestarisë të bëhet vetëm mbi bazë vullnetare. Ndërsa sipas gjendjes së deritashme, një gjë e tillë ka mundur të bëhet edhe me detyrim. Me të renë, të gjitha kantonet janë shprehur se heqin dorë nga një detyrim i tillë.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?