E-Diaspora

Kërkohen vullnetarë për ekspozitën “Besa” në Lozanë

Të gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë, mund të paraqiten në email adresën:[email protected]

Stafi drejtues i projektit të ekspozitës shëtitëse „Besa“ kërkon ndihmës vullnetarë për realizimin e ekspozitës së radhës në Lozanë.

Ata kërkohen për ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur në qendër të Lozanës nga 9 deri më 21 shkurt.

Siç është shkruar tashmë, kjo ekspozitë, e cila kishte shëtitur në shumë qytete zvicerane afirmon shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore,  gjegjësisht sakrificën e shqiptarëve, të cilët duke rrezikuar jetët e tyre nuk lejuan vrasjen apo deportimin e asnjë hebreu.

Personat që duan të ndihmojnë, këtë duhet ta bëjnë duke kujdestaruar në ekspozitë, duke njoftuar vizitorët me përmbajtjen (guidë), në punë koordinuese, në përgatitjen dhe sigurimin e aperove si dhe në vendosjen e zhvendosjen e eksponateve të ekspozitës.

Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 13 janar, në ora 14.15

Të gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë, mund të paraqiten në email adresën: info@albinfo.