Kalendari

Kërkohen vullnetarë për ekspozitën “Besa”

Stafi drejtues i projektit të ekspozitës shëtitëse „Besa“ kërkon urgjentisht ndihmës vullnetarë për realizimin e kësaj ekspozite. Në radhë të pare ata kërkohen për ekspozitën e parë, e cila do të qëndrojë e hapur në Bazel nga 8 deri më 22 maj.

Ekspozitat tjera do të mbahen në muajt në vazhdim dhe gjatë vitit të ardhshëm në Cyrih, Bernë, Lucern, Biel/Bienne, St. Gallen, Friburg  dhe Aarau.

Siç është shkruar tashmë, kjo ekspozitë afirmon shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore,  gjegjësisht tsakrificën e shqiptarëve, të cilët duke rrezikuar jetët e tyre nuk lejuan vrasjen apo deportimin e asnjë hebreu.

Personat që duan të ndihmojnë, këtë duhet ta bëjnë duke kujdestaruar në ekspozitë, duke njoftuar vizitorët me përmbajtjen (guidë), në punë koordinuese, në përgatitjen dhe sigurimin e aperove si dhe në vendosjen e zhvendosjen e eksponateve të ekspozitës.

Të gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë, mund të paraqiten në email adresën: [email protected] ose në numrin e telefonit: 079 237 58 02

Ndërsa të gjitha informatat rreth ekspozitës mund të shihen në adresën: www.besa-expo.ch.

Stafi i ekspozitës përbëhet nga: Esther Hörnlimann, Sandra Hoffmann dhe Alain Pichard.