Lajme
Kërkohen pjesëmarrës për një studim shkencor në Zvicër
Hap-pas-Hapi është një program për të ndihmuar njerëzit të përballen më mirë me mërzi dhe stres. Ky program është krijuar prej një ekipi global i ekspertëve të shëndetit mendor, punonjësve të shëndetësisë nga profesione të ndryshme, tregimtarëve dhe zhvilluesve të teknologjisë dhe studentë.
Më saktësisht, është një ekip bashkëpunues nga Universiteti i Cyrihut, Freie Universität Berlin, si dhe punonjës shëndetësorë, programues dhe studentë, dhe dëshirojmë t’ju mirëpresim në studimin tonë. Ky program i ofrohet popullatës shqiptare, e cila jeton në Zvicër dhe Gjermani, nga Universiteti i Cyrihut, Zvicër në bashkëpunim me Freie Universität Berlin, Gjermani.
“Ekipi ynë kryesor rezultoi nga bashkëpunimi midis Universitetit të Cyrihut dhe Freie Universität Berlin, i cili përbëhet nga: – PD Dr. Eva Heim (Udhëheqësja e projektit nga Universiteti i Cyrihut) – Mag. phil. Mirëlinda Shala (Doktorande dhe koordinatore e projektit nga Universiteti i Cyrihut) – Dipl.-Psych. Sebastian Burchert (Doktorand dhe koordinatori i projektit nga Universiteti i Berlinit) – Albulena Musa (Studente në Master nga Universiteti i Fribourgut) – Anna Hoxha (Studente në Bachelor nga Universiteti i Berlinit) Profesorët përgjegjës të departamenteve të universitetit në të cilat kryhet studimi janë: – Prof. Dr. Dr. Andreas Maercker (Profesor i Psikopatologjisë dhe Ndërhyrjes Klinike, Universiteti i Cyrihut) – Prof. Dr. Christine Knaevelsrud (Profesoreshë e Ndërhyrjes Klinike të Psikologjisë, Universiteti i Berlinit).
Projekti përfitoi gjithashtu shumë nga ekspertiza shkencore e PD Dr. Naser Morina (Spitali Universitar në Cyrih) dhe Dr. Arlinda Cerga-Pashoja (Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër)”, thuhet në njoftimin e Hap pas Hapit.
Për zhvillimin e programit kishim gjithashtu mbështetje të jashtëzakonshme nga Sumejja Medii, Marie Siebert, Imer Pnishi, Albulena Abazi, Mentor Bajrami, Zana Lahu dhe shumë njerëz të tjerë shqiptarë nga Zvicra dhe Gjermania si specialistë dhe vlerësues të programit, të cilit na dhanë sugjerime të rëndësishme për përmirësimin e programit.
https://www.facebook.com/pg/Hap-pas-Hapi-107306394248116/photos/?tab=album&album_id=165534915091930
https://www.facebook.com/Hap-pas-Hapi-107306394248116/
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025 Për qiramarrësit, ulja e fundit në normën bazë – e cila përcakton qiratë – është një...
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë