Shkurt.ch

Kërkohen dënime të rënda për terroristët ekologjikë

Prokurori i lëndës ka kërkuar për tre të akuzuarit masë dënimi në mes të tre vjet dhe tre vjet e gjysmë burg

Ekstremistët ekologjikë që po gjykohen në Gjyqin federal për çështje penale në Bellinzona, sot janë ballafaquar me akuzat që i ngarkojnë.

 

Prokurori i lëndës ka kërkuar për tre të akuzuarit masë dënimi në mes të tre vjet dhe tre vjet e gjysmë burg.

 

Në të gjitha pikat e padisë, figura e veprës penale është përmbushur dhe veç kësaj, të akuzuarit nuk kanë treguar shenja të pendimit për veprën e kryer, ka qenë arsyetimi i akuzës.

 

Tre të paditurit ngarkohen se kishin bërë përgatitje për të bërë një shpërthim në qendrën nanoteknologjike të IBM dhe ETH në Rüschlikon të Cyrihut. Atyre u janë gjetur në veturë mjetet dhe materialet e nevojshme për këtë veprim.

 

Vendimi i gjyqit pritet këtë të premte.