E-Diaspora
Kërkohen aktorë shqiptarë nga Zvicra për një film të metrazhit të shkurtër
Për realizimin e një filmi të metrazhit të shkurtër në kuadër të ZHdK, (Shkolla e Lartë e Arteve e Cyrihut) ne po kërkojmë aktorë shqipfolës (me theks kosovar) që jetojnë në Zvicër (për shkak të masave të Koronës), transmeton albinfo.ch.
Xhirimet janë planifikuar për në fillim / mes të shkurtit të vitit 2021 – kjo varet nga situata aktuale dhe masat e koronës.
Filmi është një studim i karakterit të një gruaje të re kosovare në Zvicër, e cila ndodhet në dilemë mes familjes dhe punës.
Kërkohen rolet e mëposhtme:
ERA (f, përafërsisht 26 vjeç): flet rrjedhshëm shqipen & gjermanishten zvicerane – 5 ditë xhirime
ROZAFA (f, rreth, 20 vjeç): shqip & gjermanishte zvicerane – 1-2 ditë xhirim
BABAI (m, rreth 55 vjeç): shqip – 2 ditë xhirim
NËNA (f, rreth 55 vjeç): shqip – 2 ditë xhirim
VJEHRRI (përafërsisht 55 vjeç): shqip, nuk kërkohet përvojë e aktrimit – 1-2 ditë xhirim
VJEHRRA (f, përafërsisht 55 vjeç): shqip, nuk kërkohet përvojë e aktrimit – 1-2 ditë xhirim
E REJA (nusja) (f., përafërsisht 24 vjeçe): shqip, nuk kërkohet përvojë e aktrimit 1-2 ditë xhirim.
Na pëlqen të punojmë me aktorë amatorë, prandaj sigurohuni që të kontaktoni edhe nëse nuk keni shumë përvojë aktrimi. Ju lutemi aplikoni me një foto dhe – nëse keni – referenca për: [email protected]
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?