Shkurt.ch

Kërkime intensive për dy binjaket zvicerane

Dy motra binjake të moshës 6 vjeçare, nga kantoni Vaud janë zhdukur që nga e diela e kaluar, kur babai i tyre, që i kishte marrë për vizitë, nuk i kishte kthyer te e ëma.

Më vonë, babai, i cili ishte në procedurë shkurorëzimi me nënën e binjakeve, ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nën rrotët e trenit, në Apulia të Italisë së Jugut.

Për këtë arsye, kërkimi i dy vogëlusheve po bëhet në gjithë Italinë. Në kërkim janë përfshirë edhe helikopterë dhe qenë policorë.

Meqë për herë të fundit dy binjaket me babanë e tyre ishin parë në Annecy dhe Marsej, të Francës Jugore, policia po i kërkon ato edhe në këtë regjion, ashtu si dhe gjithsndej në Zvicër.