Shkurt.ch

Kërkesat e zvarritura, në favor të azilkërkuesve

Komisioni kërkon që kërkesat për azil të cilat mbeten pezull për një kohë të gjatë, duhet të vendosen në favor të azilkërkuesve

Komisioni Federal për çështje të Migracionit ka përshëndetur propozimet e ministres së drejtësisë Simonetta Sommaruga që kanë për qëllim shpejtimin dhe thjeshtësimin e procedurës së azilit.

Por, komisioni bën me këtë rast edhe një propozim plotësues në këtë drejtim: kërkesat për azil që mbeten pezull për një kohë të gjatë, duhet të vendosen në favor të azilkërkuesve, njofton drs.ch.

Në këtë mënyrë do të zvogëlohej grumbulli i kërkesave për azil, me çka do të krijohej hapësirë e lirë për përpunimin e kërkesave të reja.

Sipas komisionit, nga një zgjidhje e tillë paushalle do të përfitonin vetëm ata azilkërkues të cilët nuk kanë kryer vepra penale dhe të tillë që kanë bashkëpunuar me autoritetet.