Integrimi

Kërkesat e diasporës për Kosovën: Rini të shkolluar dhe produkte cilësore

kuadër Konferencës Ekonomike Diasporës Shqiptare nga Evropa, sot është mbajtur edhe paneliAktiviteti i degëve Rrjeteve Biznesve Diasporës Shqiptare Evropë”, raporton albinfo.ch.  

Gjatë këtij paneli, biznesmenët shqiptarë diasporë shpalosën punën e tyrenjëherësh shprehën gatitshmërinë për investime Kosovë dhe përkrahje prodhuesve vendorë. Por, ata kërkuan që në Kosovë të aftësohen sa më shumë kuadro profesionistësh dhe prodhuesit të rrisin cilësinë e produkteve. 

 Kryetar i degëve organizatore të Konferencës nga RrBDSh, Ylli Blakaj, tha se rreth 60-70 për qind e kompanive prodhuese në Kosovë e Shqipëri janë investime të diasporës. Megjithatë, ai tha se në Kosovë ka mungesë të shkollimit të kuadrove, dhe njëherësh u bëri thirrje institucioneve në Kosovë që të investojnë më shumë në këtë drejtim.  

Investitori ka para, e gjen një pozitë leverdishme ku mund investojë, megjithatë, atë kompani duhet ta menaxhojë dikush. Duhen kuadro. Ne kemi fuqi punëtore të re, lavdërohemi tërë kohën, por është dobët e kualifikuar”, ka thënë Blakaj.  

Njëherësh, ai përshëndeti vendimin e Ministrisë së Diasporës, për projektin e rrjetizimit të bizneseve në diasporë. Ai tha se përmes këtij projekti të përkrahur nga UNDP dhe Qeveria Finlandeze, tashmë në botë janë 23 degë të rrjeteve të bizneseve të diasporës shqiptare, përcjell albinfo.ch.  

Ndërsa Qamil Isufi, kryetar i Degës së RRBDSH-së në Zvicër, tha se kjo degë në Zvicër u krijua me qëllim të që diaspora të komunikojë më mirë me Kosovën, dhe njëherësh të jetë si ambasador për Kosovën, në vendin ku ata veprojnë. Ai po ashtu tha se duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve në Zvicër, e panë të arsyeshme të organizohen më mirë përmes këtij rrjeti. Në emër të këtij rrjeti, Isufi u shpreh i gatshëm të ndihmojë prodhuesit e Kosovës në import, por me kushtin që produktet e tyre të kenë cilësi.  

“Janë dy gjëra. Dua cilësi, që t’i përshtatet standartit të tregut zviceran, dhe e dyta, që (produkti) të ketë edhe një paketim po aq cilësor sa brendia”, ka thënë Isufi. Kurse nënkryetari i Degës së RrBDSh-së në Slloveni, Eset Ahmeti, tha se biznesmenët shqiptarë në Slloveni janë mjaft të angazhuar e bashkëpunues mes veti. “Biznesmenët e Sllovenisë janë vërtet të interesuar që të kontribuojnë dhe të investojnë në Kosovë… Duke investuar në vendlindje, kontribuojmë në masën e punësimit në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.  

I pranishëm ishte edhe kryetari i Degës RRBDSH- Itali, Vat Marashi, i cili njoftoi se Itali tashmë funksionojnë rreth pesë degë rrjetit bizneseve shqiptare. Ai tha se prodhuesit shqiptarë tashmë kanë filluar ta rrisin cilësinë, dhe si rezultat kanë arritur disa kontrata mes bizneseve.  

emër degës RRBDSH- Gjermani foli sekretari Nexhmedin Veliqi, i cili tha se bazë informacioneve ka, Gjermani janë rreth 9000 firma pronësi shqiptarëve. Ai po ashtu shprehu gatitshmërinë e Unionit të Bizneseve në Gjermani për të kontribuar në Kosovë, por kërkoi që Kosova të mos iu vërë shumë barriera në këtë drejtim. 

 Në këtë panel mori pjesë edhe kryetari i degës së RrBDSh-së në Finlandë, Omer Nuka, i cili tha se kjo degë në Finlandë po ashtu po mundohet që të sjellë edhe investitorë finlandezë në Kosovë. Ai po ashtu njoftoi se tashmë verërat e Therandës po shiten në Finlandë, dhe u zotua se bashkëpunime të tilla do të rriten, përcjell albinfo.ch. Pas këtij paneli, një delegacion nga diaspora ka vizituar disa biznese nëpër qyetet e Kosovës.