Lajme

Kërçovë: Ky fshat është pothuajse i boshatisur, banorët ikën për në diasporë

Fshati Cërvicë në Kërçovë tashmë i ka rrugët e zbrazura.

Nga afro tre mijë banorë sa kishte dikur, tani ky fshat ka vetëm 600 banorë, kjo sepse pjesa dërmuese e tyrë janë larguar nga fshati dhe nga vendi, në shtetet e Evropës.

Banorët e mbetur janë kryesisht të moshës së shtyrë.

Arsyet e migrimit të këtyre banorëve janë politike, kushtet e pavolitshme, sistemi i drejtësisë dhe shëndetësia, raporton TV21 Maqedoni, përcjell albinfo.ch.