Lajme
Kërcimet nga “Ura e Fshejtë” mahnitin edhe mediet gjermane
Kërcimet tradicionale nga “Ura e Fshejtë” e cila gjendet mbi lumin Drini i Bardhë në magjistralen Gjakovë – Prizren të zhvilluara në fundjavë, edhe këtë vit kanë bërë bujë në mediet ndërkombëtare. Përveç gazetës prestigjioze britanike “The Telegraph”, një artikull të shkurtë mbi “çmenduritë” e të rinjve shqiptarë e ka botuar edhe gazeta gjermane “Die Welt”
“Zhytje e guximshme nga 22 metra lartësi”, është titulli i artikullit të gazetës e cila më pas shkruan: “ Në konkursin tradicional të mbajtur sërish në Kosovë, atletë të guximshëm nga një urë e vjetër dhe me lartësi prej 22 metra hidhen në lumë. Për kërcimtarët më të mirë, janë ndarë edhe çmime në të holla”, shkruan “Die Welt”, transmeton “albinfo.ch”.
Në anën tjetër, siç bën të ditur “albinfo.ch” në 65 vjetorin e këtij aktiviteti sportiv, garuesit kanë garuar në dy kategori: kërcimi me këmbë si dhe kërcimi “dallëndyshe”.
Kampion i kësaj gare në kërcimin “dallëndyshe”, u shpall Florim Gashi i cili u shpërblye me 500 euro, vendi i dytë i takoi Nasip Krasniqit ndërsa në vendin e tretë u radhit Sali Riza. Ndërkohë për stilin në këmbë, vendi i parë u nda ndërmjet Arlind Shalës dhe David Tuqit, kurse vendi tjetër iu nda Alfred Preqit.
Edhe këtë herë garën e përcollën mijëra shikues nga Kosova dhe diaspora.
Për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin këtë aktivitet drejtpërdrejt, “albinfo.ch” ua mundëson të i shikoni pamjet më interesante të realizuara nga mjeshtri i fotografisë, Shkëlzen Rexha.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel