Shkurt.ch

Kërcim rekord nga 11.180 metra, pa parashutë

Johnathan Florez nga Kolumbia brenda më pak se 10 minutave ka thyer katër rekorde botërore. Kryesori: kërcimi nga lartësia më e madhe deri më tash, plot 11.180 metra pa parashutë nga aeroplani dhe vetëm me veshjen speciale “wingsuit” që ka një lloj flatrash artificiale. Rekordet tjera që ai i ka arritur me këtë kërcim janë: fluturimi më i gjatë me wingsuit, distanca më e gjatë e kaluar me të.

Florez, “njeriu zog”, regjisor dhe fotograf 29 vjeçar ka ushtruar 8 muaj për të realizuar këtë kërcim, shkruan gazeta “The Telegraph”. Dhe, të gjitha ushtrimet e tij, ashtu si dhe kërcimi i rekordeve, janë të filmuara.

Për “fluturimin” e ëndrrave, atij i ishin dashur pajisje speciale për të përballuar temperaturat ekstremne që mbretërojnë në lartësitë e mëdha. Në rastin e Florez temperatura ishte minus 45 gradë. Po ashtu, për shpejtësinë prej 160 km në orë që arrinte gjatë kërcimit, atij i janë dashur edhe rezerva të oksigjenit.

“Pamja ishte fantastike. Atje lart e ndjen veten si fluturake”, ka thënë ai për mediet.

Vetëm kur ka arritur në lartësinë prej 1200 metrash Florez ka hapur parashutën.