Kosova
Kërcënon ambasadori amerikan në Kosovë, thotë se “Durimi ynë ka kufi”
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Kosnetti, në një intervistë për “Radio Kontakt Plus”, ka thënë se durimi i SHBA-së ka gjithmonë kufi dhe se nuk mund të garantojë që Washingtoni edhe në të ardhmen do të jetë po kaq i përkushtuar nëse qeveritë e dy vendeve dëshirojnë të ecin përpara.
“Durimi ynë ka gjithmonë kufi. Një gjë që ua kemi thënë dy qeverive, në Kosovë dhe në Serbi, është se SHBA-ja i përkushtohet ofrimit të përkrahjes në proces. Presidenti Trump, siç e dini, u ka shkruar letra presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq se SHBA-ja është krejtësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi”, ka thënë Kosnetti, përcjell albinfo.ch.
Duke folur për taksën e Kosovës vënë ndaj mallrave të Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës, ai ka thënë se Qeveria amerikane edhe më tej beson se heqja e taksës është një hap i rëndësishëm që dialogu sërish të vazhdojë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve Një bllokim trafiku dhjetë kilometra u formua herët pasdite të së premtes përpara portalit verior Gotthard,...
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?