Kosova
Kenia e njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur e sovran

Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se që nga 26 marsi, Republika e Kenias e ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur e sovran, përcjell albinfo.ch.
“Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të”, ka shkruar Pacolli.
Tutje, ai ka shtuar se kjo ka ardhur si rezultat i një pune të gjatë, të palodhshme e me shumë përkushtim.
“Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet. Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet.”
“Presidenti William Ruto i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016. Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia.”
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane përballen me kosto të larta nga tarifat amerikane Industria zvicerane e eksportit po përballet me sfida të mëdha si pasojë e tarifave të reja...
-
Si janë marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe BE-së?
-
Migros humb mijëra anëtarë
-
Trump nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të makinave pas tarifave të reja
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër