Shëndetësi

Keni ethe dhe kollë? 5 hapat që duhet të ndiqni kur jeni në shtëpi

Instituti i Shëndetit Publikon, këshillon qytetarët që kanë ethe dhe kollë që të marrin një sërë masash kur ndodhen në shtëpi. Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19. Kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj. Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.

– Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike! Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm.

– Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre.

– Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!

– Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.