Lifestyle

Shania Twain tejkalon problemet, gati për koncertin e ri

Pesë herë fituesja e çmimit “Grammy”, Shania Twain, do të nisë një seri të koncerteve në Las Vegas, për t’u dhënë fund problemeve shëndetësore dhe atyre në jetën private.
Këngëtarja kishte lënë anash muzikën shkaku i dëmtimit të zërit dhe shkurorëzimit, por tani është gati për koncertet që vijnë si vazhdimësi e atyre të vitit 2014.
“Koncerti im i fundit në Vegas ishte romantik, ndërsa ky i riu do të jetë si një aheng vallëzimesh”, thotë Twain, transmeton albinfo.ch.
Seria e koncerteve rezidentë “Let’Go” pritet të realizohet përmes një produksioni të veçantë, derisa këngëtarja thotë se ende po punon për të tejkaluar problemet me zërin.
“Më duhet të punoj më shumë për këto koncerte. Kjo është një sfidë e radhës sepse fizikisht tani më duhet të pushoj më shumë orë me qëllim që të jem gati. Shkaku i dëmtimit të nervit tani e kam më të vështirë dhe me moshën gjërat shkojnë duke u përkeqësuar”, thotë krijuesja e hitit “Man! I Feel Like a Woman”.
Twain vlerësohet se deri më tani ka shitur 90 milionë kopje, ndërsa vlerësohet si artistja e parë që përziu zhanret country, pop e rok.