Uncategorized

Zvicër: Këngëtarja Elina Duni performon në Shqipëri

Është bërë e ditur se këngëtarja shqiptare, Elina Duni, me veprimtari në Zvicër, mbajti performancën e saj të parë që prej 8 marsit në Pezë, afër Tiranës, shkruan albinfo.ch.

Ajo u specializua në rrymën “Jazz” pranë Universitetit të Arteve në Bernë të Zvicrës dhe që nga viti 2004 ajo luan së bashku me kuartetin nën emrin e saj. Stili i saj inovativ në rrymën “Jazz”, me një ndikim të madh nga muzika popullore shqiptare, u vlerësua me nominimin për çmimin Swiss Music Prize në vitin 2017.

Ajo në një postim në Facebok ka shkruar: “Emisioni im i parë që nga data 8 mars do të jetë shumë pranë Tiranës, në Pezë, me disa miq shumë të mirë!”