Lifestyle

Këngëtarja prezanton linjën e saj të kozmetikës

Këngëtarja kontraverze, Lady Gaga, ka prezantuar linjën e saj të kozmetikës të quajtur “Haus Laboratories” e cila, sipas saj, ka në vizionin e saj është përhapjen e mirësisë, trimërisë dhe krijimtarisë.
“Ata thonë se bukuria është në sytë e atyre që të shikojnë. Por në Haus Laboratories, ne themi që bukuria është se si ti e sheh veten”, ka deklaruar Gaga, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja tregoi në rrjetet sociale sesi luftoi për të përvetësuar bukurinë e saj të brendshme dhe të jashtme kur ishte e vogël. Pastaj zbuloi make up pasi shikonte nënën e saj duke u lyer në mëngjes.
“Fillova të eksperimentoj me make up si një mënyrë për ti bërë ëndrrat e mia të forta. Pikërisht atëherë shpika Lady Gaga. Gjeta superheroin brenda meje duke u parë në pasqyrë dhe duke parë se kush doja të isha”, ka shkruar ajo duke thënë se shitjet e produkteve fillojnë në 15 korrik.