Kultura

Këngëtarja Jamala nga Ukraina fiton Eurovisionin 2016

Këngëtarja Jamala me këngën ‘1944’ është fituese e Eurovisionit këtë vit. Finalja ishte mbajtur të shtunën në mbrëmje në Stokholm të Suedisë.

Këngëtarja Jamala shkaktoi polemikë me këngën e saj duke pasur parasysh përmbajtjen  politike  që kishte të bëjë me periudhën kur Stalini i kishte dëbuar tatarët e Krimesë në Azinë Qendrore.

Sukses të madh ka shënuar edhe Australia, e cila fitoi vendin e dytë, ndërsa favorit ishte përfaqësuesi i Rusisë, Sergei Lazarev, që i ishte pozicionuar për vendin e tretë.

Edicioni i këtij viti „Eurovision Song Contest 2016“ ishte mbajtur në organizimi të Suedisë. Skena ka qenë përshtypjelënëse me efektet vizuale, dhe metoda e re e votimit, e cila ishte e pranishme deri në momentin e fundit.

I ftuari special në “Eurovision Song Contest 2016” këtë vit ishte ylli amerikan i popit, Justin Timberlake.