Lifestyle

Këngëtari RobbieWilliams ka folur për sëmundjet e tij mendore

Këngëtari Robbie Williams ka folur për herë të parë rreth gjendjes së tij mendore, duke thënë se ka sëmundje në kokën e tij, e cila do ta vrasë.  44-vjeçari tha se disa herë ishte afër vdekjes, derisa e krahasoi veten me të ndjerin George Michael, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjes në vitin 2016.  

Duke folur për tabloidin “The Sun”, Wiliams tha se i duhet të sabotojë gjithçka në jetë, përcjell albinfo.ch.

“Kam sëmundje, e cila do të më vrasë dhe kjo ndodh në kokën time, andaj më duhet ta luftoj.  Ai shtoi se shpesh e përdor sëmundjen për të dalë në skenë, por sipas tij, kjo nuk është aspak e mirë. “Shumicën e kohës jam njeri, kam përvoja njerëzore dhe po përpiqem të ballafaqohem me këtë trazirë dhe atë çfarë po ndodh mes kokës e veshëve të mi”, tha ai.