Lifestyle

Këngëtari Ozuna, viktimë e shantazhit

Ylli portorikan i muzikës, Ozuna, ka konfirmuar se ai ishte viktimë e një skeme të shantazhit, që përfshinte një video eksplicite të filmuar kur ai ishte 16-vjeçar. 

“Ozuna ishte zhvatur përmes një videoje intime të filmuar kur ai ishte i mitur. Videoja u redaktua me qëllim të shkaktimit të dëmeve edhe më të mëdha”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të këngëtarit.  

Këngëtari i zhanrit reggae besohet të ketë paguar 50,000 dollarë për mospublikimin e videos, para se ta kontaktonte FBI-në. 

Raportet e publikuara nga mediat portorikane thonë se Ozuna është shantazhuar nga artisti Kevin Fret, i cili u qëllua për vdekje në San Juan më 10 janar. Ozuna pati dy albumet më të shitura latine në Amerikë vitin e kaluar dhe aktualisht është në vendin e 20-të në top listat britanike me këngën Taki Taki, në të cilën ka bashkëpunuar me Cardi B, Selena Gomez and DJ Snake.