Lajme
Këngëtari i njohur brazilian, Pedro Henrique, pëson kolaps dhe vdes në skenë (Video)
Mësohet se një tragjedi ndodhi për fansat e këngëtarit brazilian të muzikës ungjillore, Pedro Henrique, teksa ai pësoi kolaps në skenë në mes të një performance dhe vdiq, përcjell albinfo.ch.
30-year-old singer Pedro Henrique just collapsed and died on stage.
The new normal is not normal.
— End Wokeness (@EndWokeness) December 14, 2023
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë një eventi fetar në Brazil, ku Pedro po këndonte një këngë kur papritmas ra i pafuqishëm në dysheme dhe gjithçka është xhiruar në një video, shkruan TMZ.
Pamjet tregojnë Pedron në skajin e skenës, duke interaguar me turmën dhe duke e kënduar këngën “Vai Ser Tão Lindo”, kur duket se humbet ekuilibrin duke rënë prapa para bandës së tij dhe duke rënë në tokë.
Pas kolapsit të Pedros në skenë, njerëzit nxituan ta ndihmonin teksa turma e tmerruar shikonte në shok.
Pedro u dërgua nga vendi i koncertit në një klinikë mjekësore aty pranë, ku u shpall i vdekur dhe shtëpia e tij diskografike, Todah Music, njoftuan se ai pësoi një sulm në zemër.
Ai ishte vetëm 30 vjeç dhe ishte një këngëtar i njohur i zhanrit të cilin e këndo – pra muzikës ungjillore.
Pedro Henrique ndiqej nga mbi 1.3 milionë njerëz në rrjetin social Instagram.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës