Lifestyle

Këngëtari Ermal Meta edhe këtë vit në Sanremo

Këngëtari Ermal Meta përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se edhe këtë vit do të jetë pjesë e festivalit të njohur në Irali, Sanremo. Me këngën e frymëzuar nga mësuesja e tij,  e që titullohej “Vietato Morire”, Meta vitin e kaluar u rëndit i treti në këtë festival. Meta këtë vit nuk do të jetë i vetëm në skenën e festivalit pasi do të marrë pjesë në duet me këngëtarin italian Fabricio Moron.