Lifestyle

Këngëtaret shqiptare urojnë Pavarësinë e Kosovës

Këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora urojnë në dy gjuhë

Rita Ora dhe Dua Lipa  përmes një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale kanë shprehur urimet e tyre për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Rita ka uruar në dy gjuhë, shqipe dhe atë angleze.“Happy Independence Day Kosovo!!! Urime 12 vjet pavaresi KOSOVA jone throw back to Shine Ya Light Video”, ka shkruar ajo.

Rita Ora me hitet e saj ka arritur që të marrë zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, por asnjëherë nuk pushon së përmenduri prejardhjen e saj shqiptare dhe duke bërë të ditur se është shumë krenare për këtë gjë.

Dua e shoqëron postimin me fjalët: “12 Vjet Pavarësi” ndërsa shkruan edhe #njikombnjiflamur duke treguar se ajo Kosovën e Shqipërinë i sheh si një vend, shkruan albinfo.ch.