Kosova

Kënga ‘Mora fjalë’ ndalohet të këndohet në stadiumin e Shqipërisë, reagon këngëtarja Shkurte Fejza

Kënga “Mora fjalë” është ndaluar që të këndohet sërish në stadium. Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja Shkurte Fejza gjatë intervistës së saj në Shqipëria Live.

Në ndeshjet me Ukrainën dhe Republikën Çeke, kënga “Mora Fjalë” nuk ishte ajo që do të hapte zyrtarisht sfidat siç ishim mësuar ta dëgjonim më parë, madje edhe tifozëve Kuq e Zi u ishte komunikuar që mos ta këndonin.

Lidhur me këtë ka folur edhe artistja Shkurte Fejzaj, e cila e quajti këtë vendim të pakuptimtë, pasi qëllimi i asaj kënge është për një figurë historike për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Unë jam ndier shumë e nderuar që më kanë ftuar të këndoj në stadium dhe ka qenë një përjetim i jashtëzakonshëm. Por kënga që është e ndaluar ose e mohuar, për mua është diçka e pakuptimtë. Më dhemb, sepse kjo këngë është për një figurë të shenjët që ka Kosova dhe konsiderohet një figurë e shenjtë dhe për Shqipërinë. Kjo këngë mori përmasa të mëdha nga stadiumi”, tha Shkurte Fejza.