Lifestyle

Kënga, “All I Want For Christmas Is You”, thyen rekord

Kënga shumë e nevojshme dhe tejet e pëlqyer e Mariah Careyit për festat e fundvitit, “All I Want For Christmas Is You”, vazhdon dhe sot të thyejë rekorde në skenën muzikore, edhe pse ka më shumë se 20 vjet prej se është lansuar. 

Kënga “All I Want For Christmas Is You” e ka thyer rekordin e platformës Spotify duke u bërë kënga më e shkarkuar për një ditë.

Sipas llogaritjeve, hiti dimëror i Careyit e ka thyer rekordin e fundit të Spotify-it, si kënga më e shkarkuar për një ditë, duke i shënuar më shumë se 10.8 milionë shkarkime vetëm në ditën e Krishtlindjeve,shkruan albinfo.ch

 Në të kaluarën, rekordin e ka mbajtur kënga e reperit  XXXTentacion, “Sad!”. 

Më 19 qershor të këtij viti, ky projekt arriti të bëjë rekord duke u shkarkuar 10.4 milionë herë, vetëm një ditë pasi rep artisti u vra nga të shtënat me armë zjarri. Kjo arritje e Careyit nuk mund të vijë si befasi, marrë parasysh se kënga ka hyrë sërish në toplistën e platformës iTunes.