Lajme

Këmbësorja goditet fatalisht nga tramvaji në Cyrih

Një këmbësore ka humbur jetën mbrëmë nga një tramvaj në Cyrih.

Policia zvicerane thotë se një grua 56-vjeçare doli përpara një tramvaji numër 14 që shkonte drejt Seebach pak pas orës 20:00.

Ajo u trajtua nga shërbimet e urgjencës në vendngjarje – por më vonë vdiq në spital.

Policia bën thirrje për dëshmitarë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.