Uncategorized

Këmbësorët, më të rrezikuar se ngasësit

Ndërkohë që numri i të vdekurve në mesin e ngasësve të automjeteve nëpër rrugët e Zvicrës po vjen duke u zvogëluar, po shtohet numri i këmbësorëve, viktima në trafik.

Këshillimorja për mbrojtje nga aksidentet e trafikut BFU propozon masa për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në këtë segment. Këtëe ka deklaruar një zëdhënës i këshillimores në fjalë, në radion drs.

Në mesin e masave të ndryshme ajo kërkon zbatimin e një “menaxhmenti të ri të shpejtësisë” në trafikun në zonat e banuara dhe masa fizike sigurie në vendkalimet për këmbësorë.