Futboll

Kemal Ademi mund të luajë për Kosovën

Kemal Ademi pritet të jetë lojtari i ri i Kosovës, por ende ai nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Sulmuesi nga Kosova ka kompletuar transferimin te gjiganti turk Fenerbahce, nga Baseli i Zvicrës.

24-vjeçari është në listën e Kosovës dhe ditë më parë u kuptua se ai ka kontaktuar presidentin Agim Ademi për t’iu bashkuar Dardanëve.

Por, tani në një intervistë për të përditshmen turk Sabah, Ademi ka thënë se ende nuk e ka të qartë se për kënd do të luajë, Kosovën ose Zvicrën.

“Tani për tani nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër”.

“Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marr një vendim të duhur pa e stresuar veten”, ka deklaruar Ademi për mediumin turk Sabah./Telegrafi