Uncategorized
Kelmendi operohet me sukses
Majlinda Kelmeni është operuar me sukses, pas lëndimit që kishte pësuar në Botërorin që u mbajt në Budapest. Pas operimit me sukses, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të dhurojë 4 mijë euro për të mbështetur rehabilitimin e Kelmendit
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, që ka thënë se tash rikuperimin Kelmendi do ta vazhdojë në Slloveni.
“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka bë krenar ka kaluar operimin me sukses të plotë! Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra! Sot Kampionia Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoi Ligamentin Kryqëzor me sukses!”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Kuka ka vazhduar më tej se rikuperimin do ta vazhdojë te Mitja Bracic i cili e kishte ndihmuar edhe në lëndimin e shkuar.
“Ajo të cilës ju kam frikuar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh, Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest! Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt! Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič. Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”, ka shtuar më tej ai, përcjell Albinfo.
Në Botërorin e Budapestit, Kelmendi nuk arriti të fitonte as një medalje. Ajo humbi në gjysmëfinale dhe më pas në garën për medaljen e bronztë.
Pas operimit me sukses, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të dhurojë 4 mijë euro për të mbështetur rehabilitimin e Kelmendit.
“Ajo do ta vazhdojë rehabilitimin në Slloveni. Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që për rehabilitimin e Majlinda Kelmendit ta mbështetë me 4 mijë Euro”, thuhet në njoftim.
KOK-u ka kujtuar edhe ndihmën dhënë Alvin Karaqit, karateistit të cilit i ishin dhuruar 3 mijë euro për heqjen e pjesshme të shpenzimeve të operimit, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare në Erzurum të Turqisë.
“Kujtojmë që kjo mbështetje vlen vetëm për sportistët elitarë”, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik