Lajme
Keller-Sutter: Zvicra, e gatshme të presë deri në 120.000 refugjatë
Kjo është një shifër shumë realiste - tani që lufta po zgjat dhe madje po përkeqësohet dhe temperaturat po bien në të njëjtën kohë
Deri në fund të vitit, 120,000 njerëz nga Ukraina mund të kërkojnë mbrojtje nga lufta në Zvicër. Dhe, Zvicra është e përgatitur për t`ua ofruar këtë, thotë ministrja federale Karin Keller-Sutter në “Samstag Rundschau” (lajmet e së shtunës) të transmetuar nga Radio SRF.
Kjo është një shifër shumë realiste – tani që lufta po zgjat dhe madje po përkeqësohet dhe temperaturat po bien në të njëjtën kohë. Megjithatë, ky është numri që është përdorur gjithmonë si skenar nëse të gjitha kushtet përkeqësohen, transmeton albinfo.ch.
Kantonet, komunat dhe qeveria federale do të punojnë shumë ngushtë së bashku. Stafi special për azil shkëmben informacione në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, nëse numri i refugjatëve dyfishohet, si strehim në të ardhmenmund të shërbejnëedhe shumë gjimnaze ose objekte të mbrojtjes civile.
Sipas ministres Keller-Sutter, refugjatët nga Ukraina që kërkojnë mbrojtje mund të kthehen në atdheun e tyre vetëm kur situata e sigurisë është “stabile”, transmeton albinfoch. “Unë mendoj se duhet të ketë një armëpushim si minimum” për tu plotësuar ky kusht.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












