Kosova
KEDS premton furnizim stabil me energji elektrike për festën e Vitit të Ri
Probleme me furnizim pa ndërprerje do të vazhdojë të ketë në Malishevë për shkak të pamjaftueshmërisë së kapaciteteve transmetive të tensionit të lartë
KEDS dhe KESCO njoftojnë se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm. “Tashmë kur ndodhemi në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit kemi mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e Kosovës në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes”, thuhet në një komunikatë të KEDS, në faqen e tij të internetit.
KEDS-i vazhdimisht ka punuar dhe punon si në preventivë ashtu dhe në mirëmbajtje të rrjetit, transmeton albinfo.ch. Edhe kësaj radhe, për festën e Vitit të Ri, parapërgatitjet e tilla janë kryer për të pasur furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
Probleme me furnizim pa ndërprerje fatkeqësisht do të vazhdojë të ketë në Malishevë për shkak të pamjaftueshmërisë së kapaciteteve transmetive të tensionit të lartë. Bashkëndjejmë me konsumatorët tanë në Malishevë duke shpresuar që të bëhet një zgjidhje më e shpejtë dhe e qëndrueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike.
Krahas një urimi për Vitin e Ri 2023, shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje që ta shfrytëzoni energjinë elektrike në mënyrë sa më efiçiente të mundshme që të mos ketë ngarkesë në rrjet dhe, si rrjedhojë, ndërprerje për shkak të kësaj dukurie. Për të mirën e të gjithë neve!
Gëzuar Viti i Ri 2023!
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?