Lajme
KEDS: Ngrohja me rrymë jua rrit faturën për 70 për qind
Derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar, si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike, është e domosdoshme që konsumatorët tanë të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe përdorimin e energjisë në mënyrë sa më efiçiente të mundshme.
Por, a e dini se ku shpenzojnë më së shumti konsumatorët tanë energji elektrike gjatë dimrit?
Ekspertët e KEDS-it thonë se 70 për qind e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja. Duke ditur se ngrohja me energji nënkupton edhe fatura të larta, bashkë me të edhe ngarkesë e sistemit elektroenergjetik, KEDS udhëzon që të shmanget ngrohja me energji elektrike nëse konsumatorët tanë gjejnë alternativa të tjera.
Kështu mund të kurseni energjinë elektrike për veten dhe ta shpërndani atë te të gjithë konsumatorët:
– Shmangeni tërësisht ngrohjen me energji elektrike nëse keni alternativa të tjera të ngrohjes;
– Uleni termostatin e ngrohjes në 19˚C;
– Ndaleni për së paku dy orë ngrohjen me energji elektrike gjatë ditës;
– Ndaleni ngrohjen në ambientet ku nuk qëndroni gjatë (dhomë të gjumit, korridore, banjo).
Këto udhëzime përkojnë me udhëzimet që shtetet evropiane ua kanë transmetuar qytetarëve të tyre për shkak të krizës së madhe energjetike që e ka kapluar Evropën si rezultat i luftës në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









