Kosova

Kearns: BE-ja po tregon mungesë të plotë të ekuilibrit 

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila kohët e fundit është treguar e zëshme në mbështetje të Kosovës, ka reaguar ndaj BE-së lidhur me qasjen e saj në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas, të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë”, ka shkruar Kearns në një postim në Twitter.