Shqipëria
KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet ballkanike, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit, shkruajnë se në dokument theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, transmetojnë mediat në Tiranë.
Negociata po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Komisioni Evropian kërkon që t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.
Por Komisioni Evropian kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm.
Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballanike, por këtë herë nuk jep referenca kohore.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik