Kosova
KE miraton planin e rritjes ekonomike, 6 miliardë euro për rajonin
Pa dyshim se shtrirja e Bashkimit Europian është e një rëndësie kyçe për bllokun, e këtë kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u kujdes ta theksonte fort e qartë në mesazhin e përcjellë në Bruksel, ku organizmi që ajo drejton i dha dritën jeshile paketës së zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, për herë të parë, raportet e progresit u miratuan për dhjetë shtete që janë në këtë proces, ato të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën. Zgjerimi është politikë jetike për BE-në, insistoi Von der Leyen, duke e cilësuar plotësimin e unionit si horizont natyral të Bashkimit Europian, shkruan topchanel.
“Gjeografia, historia dhe vlerat bazike na shtyjnë drejt zgjerimit të Bashkimit Europian. Kompletimi i Unionit tonë ka edhe një logjikë të fortë ekonomike dhe gjeopolitike. Zgjerimet e kaluara kanë treguar se ka përfitime të mëdha si për vendet anëtare, ashtu edhe për BE-në. Pra, nga kjo ne të gjithë fitojmë”, u shpreh Von der Leyen.
“Këto dhjetë raporte konfirmojnë se zgjerimi i BE-së është rikthyer fuqishëm në axhendë. Zgjerimi është projekti ynë gjeopolitik për Europën. Për të kuptuar këtë moment të ri gjeopolitik, ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit që do të vazhdojë të nxitet nga reforma të besueshme. Teksa do ta rrisim angazhimin tonë me rajonin në muajt në vijim, të gjithë partnerët tanë duhet të fokusohen tek reformat e kërkuara, të cilat janë të përshkruara qartë në Raportet tona të Zgjerimit, në mënyrë që të mund të japim një vlerësim të mirë për vendimet e ardhshme të Këshillit”, tha Varhelyi.
Në hijen e paketës së zgjerimit, Komisioni id ha dritën jeshile planit ambicioz për rritje ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për ta promovuar këtë plan, edhe përpara miratimit të tij, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, kishte udhëtuar para një jave në vendet e rajonit. Dokumenti shpalos planet sesi të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor që të arrihet një përafrim në zhvillimin ekonomik me BE-në e kështu, të bëhen gati më shpejt për t’u anëtarësuar në bllok. Plani përmban një sërë propozimesh për integrimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në shumë politika dhe programe të BE-së edhe para se të bëhen anëtare formale të Bashkimit Europian.
Për t’i realizuar qëllimet e këtij plani të rritjes, Komisioni Evropian ka propozuar edhe një paketë të madhe të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Sipas planit, nga kjo shumë deri në 2 miliardë eurosh do të shkonin si asistencë pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme apo investimeve kapitale. Një pjesë e këtyre mjeteve financiare do të mund të shkonin përmes pagesave direkte në buxhetet e vendeve të rajonit për t’u përdorur për këto qëllime.
Plan i ri për rritje në Ballkanin Perëndimor është i bazuar në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së, forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal, përshpejtimi i reformave thelbësore, rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Në procesin e zgjerimit, Komisioni Europian bën vlerësime dhe jep rekomandime, ndërkaq vendimet formale miratohen në Këshillin Evropian nga liderët e vendeve anëtare që vendosin me unanimitet.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel