Kosova
KDI tregon mundësitë për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës
Instituti Demokratik i Kosovës, me qëllim që t’i hapet rrugë shtensionimit të plotë në veri të Kosovës, ka vlerësuar se kryetarët aktualë të komunave në veri të Kosovës duhet të shqyrtojnë dorëheqjet nga pozitat e tyre, për t’u mundësuar qytetarëve zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitimë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, shkruan albinfo.ch.
Ky institut ka përcjellë zhvillimet lidhur me mandatin e kryetarëve të katër komunave veriore, të zgjedhur në procesin e mbajtur më 23 prill të këtij viti. Kryetarët ishin zgjedhur në një proces të improvizuar të votimit që, ndonëse plotësoi kriteret minimale ligjore, u karakterizua me dalje tejet të ulët të votuesve – duke e cenuar ndjeshëm legjitimitetin e tyre politik.
KDI e konsideron të gabuar zhvendosjen e komunikimit për zgjedhjet në komunat veriore nga Qeveria vetëm në nivel ndërkombëtar, duke anashkaluar diskutimet me serbët lokalë dhe përfaqësuesit e tyre politikë”, thotë KDI.
“Me qëllim që t’i hapet rrugë shtensionimit të plotë, kryetarët aktualë të komunave duhet të shqyrtojnë dorëheqjet nga pozitat e tyre, për t’u mundësuar qytetarëve zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitimë. Dorëheqjet po ashtu mundësojnë një proces të ri zgjedhor në afate më të afërta kohore, pa vonesa procedurale dhe kosto të dyfishtë”, thonë nga ky institut.
Në anën tjetër, KDI u ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave veriore në Kosovë, në veçanti atyre nga radhët e komunitetit serb, si dhe subjekteve politike që përfaqësojnë interesat e tyre, që të zotohen se do të marrin pjesë në zgjedhje, me qëllim që dorëheqjet e kryetarëve të mos sjellin një proces të ri, por me rezultat të njëjtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë