Lifestyle
Katy Perry thotë se është viktimë e rrjeteve sociale
Ajo po ashtu ka inkurajuar fansat e saj që të mos merakosen për rrjete sociale dhe të shkojnë ‘live’ në jetët e tyre
Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka thënë se është viktimë e rrjeteve sociale, për shkak të presionit të shoqërisë që të shpërndajë gjithçka ‘online’.
Ylli botëror ka thënë se Instagrami dhe Twitteri janë dëshmi e “rënies së civilizimit”.
Ajo po ashtu ka inkurajuar fansat e saj që të mos merakosen për rrjete sociale dhe të shkojnë ‘live’ në jetët e tyre.
Perry ka mbi 68 milionë ndjekës në Instagram dhe 108 milionë ndjekës në Twitter, por thotë se me qejf nuk do të dokumentojë gjithë jetën e vet në rrjete sociale.
“Është e vështirë sepse më me qejf nuk do të kujdesesha për këtë dhe do të jetoja jetën time. Ne blejmë rroba dhe produkte ose fotografojmë një rrugë ose shkojmë në një vend për të realizuar fotografi – nuk është mirë për ne si shoqëri”, ka thënë ajo për “Refinery29”. “Mendoj se është rënie e civilizimit nëse shkojmë në ekstrem me këtë”.
33-vjeçarja nuk është ylli i parë që flet për presionin e rrjeteve sociale. Në të kaluarën një gjë të tillë e kishin bërë edhe Selena Gomez e Justin Bieber.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë